Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka uruar mësuesit, arsimtarët dhe profesorët, me rastin e Ditës së Mësuesit, 7 Marsi.
Ai ka shkruar në rrjetin social se “kujtojmë me nderim veprimtarinë arsimore e atdhetare të mësuesve tanë që dhanë jetën për liri dhe çlirim, nga mësuesit heronj Fazli Grajçevci, Shaban Jashari, Jahir Lladrovci e deri te heroina Xhevë Krasniqi Lladrovci”.
Postimi i plotë i Lladrovcit:
Mësues, arsimtarë e profesorë,
Urime 7 Marsi!
Pa mësuesit tanë të dashur e të vyer, arritjet tona nuk do të mund të realizoheshin.
Sot, në Ditën e Mësuesit, kujtojmë me nderim veprimtarinë arsimore e atdhetare të mësuesve tanë që dhanë jetën për liri dhe çlirim, nga mësuesit heronj Fazli Grajçevci, Shaban Jashari, Jahir Lladrovci e deri te heroina Xhevë Krasniqi Lladrovci.
Në këtë ditë, shpreh nderimin e sinqertë për të gjithë mësuesit dhe kuadrin arsimor që bëjnë punën me vullnet, dashuri e përkushtim në shkollat tona, në vijim të traditës më të ndritur të arsimit shqip dhe të arriturave arsimore.