Institucioni i Avokatit të Popullit (IAP) organizon një tryezë diskutimi në lidhje me publikimin e dy raporteve me rekomandime.
Dhuna në familje është një prej shkeljeve më të rënda të të drejtave të njeriut dhe mbetet pengesë e madhe në realizimin e barazisë, prosperitetit dhe paqes në shoqëri.
Avokati i Popullit është i shqetësuar nga fakti se edhe përkundër obligimeve pozitive te shtetit që, sipas bazës ligjore vendore dhe ndërkombëtare, duhet të realizohet, dhuna në familje, me theks të veçantë dhuna ndaj grave, vazhdon të jetë problem për mbrojtje efektive.
Institucioni i Avokatit të Popullit, sipas detyrës zyrtare ka hapur dhe hetuar dy raste të cilat lidhen me mbrojtjen edhe të viktimave të dhunës në familje si dhe të drejtat nga marrëdhënia e punës për gratë nëna vetushqyese.
Pas hetimeve në të dy rastet Avokati i Popullit, i ka konstatuar shkeljet dhe i është drejtuar me rekomandime konkrete institucioneve përgjegjëse.
Raport në lidhje me masat operative preventive për mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje, sipas Ligjit nr.05/L-003 për mbikëqyrjen elektronike të personave, të cilëve kufizohet lëvizja me vendim të gjykatës
Raport në lidhje me të drejtat e nënave (prindërve) vetushqyese në Kosovë lidhur me njohjen e pushimit vjetor edhe për dy (2) ditë punë për prindin vetushqyes, i cili i takon sipas Ligjit Nr.03/L-212 të Punës të Republikës së Kosovës.
Tryeza mbahet me qëllim të prezantimit të këtyre raporteve si dhe do të ofrojë mundësi për diskutime të përbashkëta ndërmjet Avokatit të Popullit dhe akterëve të tjerë.