Malishevë: 1 i shëruar dhe 2 raste të reja me Covid-19

Kosova

Malishevë: 1 i shëruar dhe 2 raste të reja me Covid-19

Më: 9 mars 2021 Në ora: 16:09
Foto ilustruese

Në territorin e Komunës së Malishevës, në 24 orët e fundit, 1 person është shëruar nga covid-19, ndërsa janë regjistruar 2 raste të reja.

Këto të dhëna janë konfirmuar nga ana e IKSHPK dhe IRSHP në Prizren, në komunikimin e rregullt me shtabin komunal emergjent në Komunën e Malishevës, si dhe në komunikim me rastet në terren.

Gjendja me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo:

Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 839 raste, prej tyre 757 janë shëruar, 47 kanë vdekur dhe aktiv me covid-19 janë edhe 33 persona.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat