3 të shëruar dhe 1 rast i ri me Covid-19 në Komunën e Malishevës

Kosova

3 të shëruar dhe 1 rast i ri me Covid-19 në Komunën e Malishevës

Më: 10 mars 2021 Në ora: 15:23
Malishevë

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, tre persona janë shëruar, të cilët kanë qenë të prekur me covid-19, ndërsa është regjistruar një rast i ri.

Kështu është bërë e ditur nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës dhe Institutit Rajonal të Shëndetësisë Publike në Prizren, në komunikimin e rregullt me Komunën e Malishevës, si dhe nga komunikimi me rastet në terren.

Gjendja me covid-19 në territorin e Komunës së Malishevës, është kjo:

Nga fillimi i pandemisë, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 839 raste, prej tyre 760 janë shëruar, 47 kanë vdekur dhe aktiv me covid-19 janë edhe 32 persona.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat