​Shqiptohen 388 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID-19

Kosova

​Shqiptohen 388 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID-19

Më: 11 mars 2021 Në ora: 09:55
Foto ilustrim

Masat e vendosura për mbrojtje dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19 po vazhdojnë të mos gjejnë zbatim.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, policia ka shqiptuar 388 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID-19. Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Ndërkohë që numri i rasteve pozitive me COVID-19 ka shënuar ngritje. Në raportin e fundit të Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) bëhet e ditur se 6 persona kanë vdekur shkak i infektimit me COVID-19 dhe 529 kanë rezultuar pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 74.748 raste nga 341.443 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.674 raste të vdekjes.

Aktualisht në vend janë 10.091 raste aktive me COVID-19.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat