Agjencia e Regjistrimit Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme ka njoftuar se në Qendrën për Pajisje me Dokumente në Fushë Kosovë një nga zyrtarët ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Për shkak të rrezikut nga përhapja e COVID-19 është marrë vendim që Qendra për Pajisje me Dokumente në Fushë Kosovë të mbyllet përkohësisht deri në një vendim tjetër.
Vetëm tërheqja e dokumenteve që janë të gatshme mund të bëhet në këtë Qendër.
Ndërsa, për të gjitha aplikimet për dokumente, qytetarët mund t’i drejtohen Qendrave tjera me të afërta.