Diella Kika, nxënëse në shkollën e mesme “Aleksandër Xhuvani”, ka zënë vendin e tretë në garat republikane në lëndën e Fizikës.
Me këtë rast, Kika është pritur dhe është shpërblyer nga kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi. Kështu ka bërë të ditur vetë Bulliqi në një postim në Facebook.
“Sot e prita në zyrën time nxënësen e klasës së dhjetë të Gjimnazit “Aleksandër Xhuvani”, Diella Kika, e cila zuri vendin e tretë në garat republikane të fizikantëve të rinj. Gjimnazisten e urova për suksesin e treguar në garat republikane dhe i urova sukses në garat ndërkombëtare të fizikantëve të rinj, që do të mbahen në Lituani. Të pranishëm në takim ishin edhe profesorët, Sevdail Azemi dhe Bahri Blakqori, ku i mirëpritëm bashkë me drejtorin e arsimit, Avni Fetahu. Krenar me nxënësit tanë”, ka shkruar ai.