8 persona kanë vdekur nga Koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Janë regjistruar 578 raste të reja pozitive, ndërsa 470 persona janë shëruar, përcjell Bota sot.
Edhe sot Prishtina prin me 173 raste të reja.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 173 raste, Gjilan 53 raste, Fushë-Kosovë 39 raste, Lipjan 32 raste, Gjakovë 31 raste, Vushtrri 31 raste, Mitrovicë 30 raste, Pejë 29 raste, Prizren 28 raste, Podujevë 24 raste, Kamenicë 17 raste, Ferizaj 16 raste, Deçan 9 raste, Suharekë 9 raste, Drenas 8 raste, Shtime 7 raste, Istog 6 raste, Dragash 5 raste, Malishevë 5 raste, Graçanicë 4 raste, Obiliq 4 raste, Skenderaj 4 raste, Kaçanik 3 raste, Klinë 3 raste, Rahovec 3 raste, Viti 3 raste dhe Novobërdë 2 raste.