1 i shëruar dhe 5 raste të reja me Covid-19 sot në Malishevë

Kosova

1 i shëruar dhe 5 raste të reja me Covid-19 sot në Malishevë

Më: 13 mars 2021 Në ora: 15:30
Malishevë

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, një person është shëruar nga covid-19, ndërsa janë regjistruar edhe pesë raste të reja.

Këto të dhëna janë konfirmuar nga ana e IKSHPK dhe ITRSHP në Prizren, në komunikimin e rregullt me Komunën e Malishevës, si dhe në komunikim me rastet në terren.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo:

Nga fillimi i pandemisë së covid-19, e deri më sot, janë regjistruar 848 raste me covid, prej tyre 768 janë shëruar, 47 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 33 persona.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat