Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar Yll Morinën, në 22 vjetorin e rënies heroike të tij.
Haradinaj tha se Yll Morina, ja fali jetën Atdheut dhe do të jetë i pavdekshëm në kujtimin e brezave.
“I dashur, trim e guximtar. Flamurtar në kundërshtim të robërisë.
Ky ishte Yll Morina, që para njëzetedy viteve ia fali jetën Atdheut. I pavdekshëm në kujtimin e brezave. Krenari e Gjakovës, Kosovës dhe shqiptarëve. Lavdi”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.