Pas protestave, punonjësve të Shërbimit Korrektuese u ndahen mjete shtesë

Kosova

Pas protestave, punonjësve të Shërbimit Korrektuese u ndahen mjete shtesë

Më: 15 mars 2021 Në ora: 11:40
Selimi ka deklaruar se të njëjtit janë meritorë për ndarjen e mjeteve nga qeveria

Qeveria e Kosovës në detyrë ka ndarë mjete shtesë për punonjësit e Shërbimit Korrektues.

Me këtë rast, ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi ka deklaruar se të njëjtit janë meritorë për ndarjen e mjeteve nga qeveria.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës, i cili gjatë pandemisë̈ ka punuar me kapacitete të plota, ka dëshmuar efikasitet dhe sukses në betejën kundër COVID-19 përbrenda institucionit. Meritor aprovimi i vendimit të sotëm nga kabineti qeveritar për alokimin e mjeteve për kompensimin shtesë mbi pagën bazë për punonjësit e Shërbimit Korrektues të Kosovës. Falënderoj drejtorin, menaxhmentin, stafin dhe sindikatën që kanë bërë një punë të shkëlqyeshme gjatë  pandemisë”, ka shkruar ai.

Ditë më parë punonjësit e Shërbimit Korrektues kanë mbajtur një protestë para objektit të Qeverisë së Kosovës të cilët paralajmëruan se në rast që nuk plotësohen kërkesat e tyre do të vazhdojnë grevën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat