Pas takimit me Kurti, Hoxhaj ia kujton gazin e dhunën që u bë në ditën kur Thaçi u bë president

Kosova

Pas takimit me Kurti, Hoxhaj ia kujton gazin e dhunën që u bë në ditën kur Thaçi u bë president

Më: 15 mars 2021 Në ora: 13:25
Hoxhaj ia kujton Kurtit gazin e dhunën që u bë në ditën kur Thaçi u bë president

U.d i kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj ka folur pas takimit më kreun e LVV-së, Albin Kurtin e u.d të presidentit, Vjosa Osmanit.

Hoxhaj pas takimit ka folur për media, derisa ka bërë të ditur se ka pasur disa pyetje për Kurtin.

Hoxhaj ka thënë se në këtë takim e ka pyetur Kurtin se a distancohet nga dhuna e gazilotësjellës në ditën kur Hashim Thaci ishte emëruar presidenti i Kosovës.

“Ne kemi kërkuar qartësi për qasjen e tyre në raport me politikën e jashtme meqë presidenti I jashtëm I vendit ka rol në përfaqësimin e Republikës tonë. Ne kemi kërkuar këtu një qartësi të plotë, sjellja jonë në raport me krijimin e institucioneve të reja para se ta merr vendimin PDK-ja, para se ta marrim vendimin në organet e PDK-së varet prej 10 qëndrimeve që I kemi ngritë në takim.

Së pari meqë jemi në hollin e këtij Kuvendi, sa herë ka pas zgjedhje të Qeverisë apo të presidentit, institucionet e Kosovës janë sulmuar dhe është ushtruar dhunë ndaj tyre, në seancë duke hedhë gaz. Së fundi kur e kemi zgjedh presidentin është goditë edhe ndërtesa e Kuvendit, ne e kemi pyetur z. Kurtin a distancohet nga një dhunë e tillë politike”, ka thënë ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat