Në 24 orët e fundit në territorin e Komunës së Malishevës, tre persona janë shëruar nga covid-19, ndërsa janë regjistruar edhe tri raste të reja.
Kështu është bërë e ditur sot, në komunikimin e rregullt të shtabit emergjent komunal në Malishevë, me IKSHPK dhe IRSHP në Prizren, si dhe nga komunikimi me rastet në terren.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo:
Deri më tani me covid-19 janë regjistruar 851 raste, prej tyre 771 janë shëruar, 47 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 33 persona.