Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.570 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 574 raste pozitive.
IKSHPK-ja ka njoftuar se në 24 orëshin e fundit në Komunën e Suharekës janë identifikuar 4 raste pozitive me COVID-19.
Vendbanimet e rasteve të sotme janë: Leshan (1), Mushtisht (1), Studençan (1) dhe Suharekë (1).
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 394 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 65.060 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.058.
Numri total i rasteve pozitive është 77.827 raste nga 358.537 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.715 raste të vdekjes.