Në 24 orët e fundit në territorin e Komunës së Malishevës, 7 persona janë shëruar nga covid-19, ndërsa janë regjistruar edhe 5 raste të reja.
Të dhënat janë të konfirmuara nga ana e IKSHPK dhe IRSHP në Prizren, në komunikimin e rregullt me shtabin emergjent komunal, si dhe nga komunikimi me rastet në terren.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo:
Nga regjistrimi i rastit të parë më 14 mars 2020, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar gjithsejtë 856 raste, prej tyre 778 janë shëruar, 47 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 31 raste.