Drejtësia Sot, platformë e Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban konferencën për media me temë “Amnistimi i kompanive private nga prokuroritë në Kosovë”.
Në këtë konferencë, Drejtësia Sot do shpalos të gjeturat e analizës së titulluar “Amnistia e Prokurorive në Kosovë në ndjekjen penale të kompanive private”.
Drejtësia Sot ka gjetur se në 11 aktakuza të Prokurorisë Speciale dhe Prokurorive Themelore në Kosovë janë amnistuar në vazhdimësi personat juridik nga ndjekja penale, që për pasojë ka pamundësuar gjykatat të sanksionojnë këto kompani.
Drejësia Sot në këtë analizë, ka trajtuar konceptin e përgjegjësisë penale të personave juridik, bazën ligjore të Ligjit për Përgjegjësinë Penale të Personave Juridik për Vepra Penale, zhvillimin e procedurës penale ndaj personave juridik, sanksionet e masat e sigurisë që mund të shqiptohen ndaj personave juridik për vepra penale si dhe në fund ka ofruar rekomandime mbi temën.
Projekti “Monitorimi i Sistemit Gjyqësor dhe Prokurorial në Kosovë” financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit përmes Ambasadës Britanike në Prishtinë.
Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi e vetme e Grupit për Studime Juridike dhe Politike dhe nuk i reflekton qëndrimet e Ministrisë së Punëve të Jashtme Komonuelthit dhe Zhvillimit.