Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, nga takimet që ka zhvillur me anëtarët e degëve të AAK-së npër komuna ka thënë se kanë filluar përgatitjet për zgjedhjet komunale në të cilat do të paraqitet me alternativën më të mirë qeverisëse e zhvillimore.
“Qeverisja jonë në shtatë komuna, ka dhënë shembuj suksesi, që ne do t'i bartim edhe në komunat e tjera të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Postimi në Facebook:
Përfaqësuesi më i afërt me popullin është i zgjedhuri në Kuvendin Komunal.
Aleanca me kujdes ka filluar përgatitjet për zgjedhjet komunale në të cilat do të paraqitet me alternativën më të mirë qeverisëse e zhvillimore.
Me përgjegjësinë më të madhe për qytetarët e Prizrenit, Drenasit, Fushë Kosovës dhe Kaçanikut, me degët e Aleancës do të përzgjedhim kuadrot më të mira për përfaqësimin e tyre në pushtetin komunal.
Qeverisja jonë në shtatë komuna, ka dhënë shembuj suksesi, që ne do t'i bartim edhe në komunat e tjera të Kosovës.
RH