Nënkryetari Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, drejtoresha e Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme, Besartë Kryeziu-Ramaj dhe zyrtari përgjegjës për performancë në Komunën e Malishevës, Arsim Morina, i kanë pritur në takim pune zyrtarët e Ministrisë së Pushteti Lokal.
Në këtë takim është nënshkruar marrëveshje për pjesëmarrje në Grantin e Performancës Komunale (GPK).
Në këtë takim është nënshkruar marrëveshja tri palëshe në mes të Komunës së Malishevës, MPL dhe Helvetas Swiss Intercooperation –Kosovë (HSIK), për përkrahje financiare me qëllim të ngritjes së performacës komunale.
Marrëveshjen në emër të Komunës së Malishevës, e ka nënshkruar nënkryetari i komunës, Hajdin Berisha.