Parashikimi i motit për sot dhe nesër

Kosova

Parashikimi i motit për sot dhe nesër

Më: 18 mars 2021 Në ora: 06:57
Foto ilustrim

Java e fundit e stinës së dimrit do të jetë e ndryshueshme. Kjo situatë meteorologjike vije si pasojë e masave relativisht të ftohta që vijnë nga ana veriperëndimore e Kontinentit.

Parashihet të kemi rënie në fushat barike dhe ato termike dhe si rezultat i këtyre ndryshimeve fizike parashihen reshje shiu dhe bore.

Borë kryesisht në viset mbi 800m lartësi mbidetare, ndërsa në viset e ulëta parashihet shi dhe borë. Kjo situatë e paqëndrueshme do të vazhdoj deri me datën 18 apo 19 mars, pastaj mbi vendin tonë parashihen kthjellime dhe rritje të lehta të temperaturave.

Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve të ardhshme parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4 deri 7 gradë Celsius.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat