Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, priti në takim kryetarin e komunës së Skënderajt, Bekim Jashari.
Ata biseduan për bashkëpunimin e deritashëm dhe sfidat me të cilat ballafaqohen këto dy komuna.
Në këtë takim u shkëmbyen përvojat e mira në ofrimin e shërbimeve cilësore dhe realizmin e projekteve në dobi të qytetarëve.
Ndërsa të dy kryetarët e komunave u dakorduan në thëllimin e bashkëpunimit dhe gjetjen e formave për një bashkëpunim të mëtejmë në mes të dy komunave.