8 të shëruar dhe 3 raste të reja me Covid-19 sot në Malishevë

Kosova

8 të shëruar dhe 3 raste të reja me Covid-19 sot në Malishevë

Më: 20 mars 2021 Në ora: 15:54
Foto ilustruese

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 8 persona janë shërua rnga covid-19, ndërsa janë regjistruar 3 raste të reja.

Këto të dhëna janë konfirmuar nga ana e IKSHPK në komunikimin e rregullt me shtabin emergjent të Komunës së Malishevës, si dhe nga komunikimi me raste në terren.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo:  

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani, me covid-19 janë regjistruar 869 raste, prej tyre 790 janë shëruar, 47 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 32 raste.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat