Dy persona nga Podujeva kanë humbur jetën me COVID-19 gjatë 24-orëve të fundit.
Siç ka thënë IKSHPK, njëri është i moshës 93 vjeç dhe tjetri 79.
IKSHPK ka bërë të ditur edhe 47 raste të reja me COVID-19 në Podujevë. Prej tyre, 20 janë në qytet, 4 në Lupç të Epërm, 3 në Balloc dhe Sekiraçë, 2 raste në fshatrat; Bajçinë, Dobërdol, Gllamnik, Letanc dhe Llapashticë të Epërme dhe me nga një rast në fshatrat; Dumosh, Batllavë, Halabak, Llugë, Metehi, Pakashticë e Epërme dhe Peran.
Njëherësh, kjo është shifra më e lartë e të infektuarve në Komunën e Podujevës. Dje kjo Komunë është futur në zonën e kuqe.
Ndërkaq, mbi 100 raste janë konfirmuar pozitive në këtë Komunë brenda dy ditëve. Me këtë rast, Shtabi Emergjent ka kërkuar nga qytetarët llapjanë që t’u përmbahen rekomandimeve.