Ish-kreu i AKI-së, Bashkim Smakaj, ka njoftuar se ka mbrojtur me sukses tezën e doktoraturës, pranë Universitetit Yeditepe në Stamboll të Turqisë.
Smakaj, përmes një shkrimi në Facebook, ai mbrojti texën e doktoratës me temën "Organizatat ndërkombëtare dhe lindja e një shteti të ri, Të kuptuarit e UNMIK-ut dhe EULEX-it".
" Jam shumë mirënjohës ndaj mentorit tim të tezës, Prof. Dr. Emin Gürses dhe dy kolegëve të tij, Asist. Prof. Dr. Deniz Tansi dhe Asist. Prof. Dr. Melih Gӧrgün, për këshillat dhe mbështetjen e tyre të vazhdueshme.
U jam gjithashtu mirënjohës edhe dy anëtarëve tjerë të komisionit të sotëm, Prof. Dr. Cengiz Okman dhe Prof. Dr. B. Aykut ARIKAN. B.S", ka shkruar ai në Facebook.