U vaksinua para 5 ditëve në Kukës me AstraZeneca: Mjeku nga Kosova flet për gjendjen e tij

Kosova

U vaksinua para 5 ditëve në Kukës me AstraZeneca: Mjeku nga Kosova flet për gjendjen e tij

Më: 21 mars 2021 Në ora: 07:40
Blerim Feka

Dje drejt Shqipërisë janë nisur 250 anëtarë të stafit mjekësor për t’u vaksinuar me vaksinën “AstraZeneca”.

Para 5 dite “akullin” për mjekët e theu doktori, Blerim Feka që shkoi vullnetarit ta marr vaksinën kundër koronavirusit.

Feka tha se gjendja e tij pas 5 dite është e mirë dhe nuk ka pasur kurrfarë problemi deri më tani.

“Unë jam Blerim Feka, që u vaksinova me vaksinën kundër Covid 19 “AstraZeneca” në Kukës në ditën e parë. Jam shumë i lumtur që shoh edhe pjesën tjetër të kolegëve që janë vaksinuar në Shqipëri. Jam i gëzuar që mesazhi im shkoi në vend. I kam bërë ftesë mjekëve në Kosovë që të shkojnë të vaksinohen.”

“Nuk kam pasur kurrfarë problemi, është dita e pestë. Falënderoj Shqipërinë për mundësinë e dhënë. Jam shumë mirë s’ka  pasur kurrfarë problemi. Ndihem mirë qe e theva akullin që e hapa rrugën që edhe të tjerët të vaksinohen në Shqipëri.”

“Unë skam pasur problemi shëndetësor, nuk kam pasur kurrfarë hezitimi që të vaksinohem.”, tha Feka.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat