Nga këto komuna janë rastet e reja me COVID-19

Kosova

Nga këto komuna janë rastet e reja me COVID-19

Më: 21 mars 2021 Në ora: 15:17
Foto ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar  793 raste të reja me COVID-19.

Ndërsa si pasojë e infektimit me koronavirus kanë humbur jetën 8 persona.

Prishtina edhe sot prin me 295 raste.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 295 raste, Gjilan 63 raste, Fushë-Kosovë 58 raste, Pejë 53 raste, Gjakovë 38 raste, Mitrovicë 39 raste, Vushtrri 38 raste, Lipjan 34 raste, Ferizaj 30 raste, Drenas 17 raste, Obiliq 15 raste, Podujevë 15 raste, Deçan 13 raste, Rahovec 13 raste, Kamenicë 10 raste, Klinë 10 raste, Prizren 9 raste, Shtime 9 raste, Suharekë 6 raste, Istog 5 raste, Kaçanik 5 raste, Skenderaj 4 raste, Viti 4 raste, Malishevë 3 raste, Novobërdë 3 raste, Dragash 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë dhe Kllokot”, njofton IKSHPK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat