Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës janë regjistruar 3 raste të reja me Covid-19.
Këto të dhëna janë konfirmuar nga ana e IKSHPK në komunikimin e rregullt me shtabin emergjent të Komunës së Malishevës, si dhe nga komunikimi me raste në terren.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo:
Nga fillimi i pandemisë e deri më tani, me covid-19 janë regjistruar 872 raste, prej tyre 790 janë shëruar, 47 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 35 raste.