Reshje të shumta të borës pati gjatë ditëve të fundit, sidomos gjatë natës së kaluar dhe sot.
Kësisoj si pasojë e këtyre reshjeve pati edhe probleme të mëdha në qarkullimin e shumë qytetarëve anembanë vendit.
Si pasojë e reshjeve të borës është dëmtuar edhe ura tek Liqeni i Badovcit, në magjistralen Prishtinë-Gjilan.
Kjo magjistrale është shumë e frekuentuar, por pavarësisht kësaj mbrëmë pati ankesa të shumta për mos-pastrimin e rrugëve në këtë anë.