Në 24 orët e fundit në territorin e Komunës së Malishevës, 2 persona janë shëruar nga Covid-19, ndërsa janë regjistruar 7 raste të reja.
Këto të dhëna janë konfirmuar nga ana e IKSHPK dhe IRSHP në Prizren, në komunikimin e rregullt me shtabin emergjent komunal në Malishevës, si dhe nga komunikimi me rastet në terren.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo:
Nga fillimi i pandemisë, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 879 raste, prej tyre 792 janë shëruar, 47 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë dhe 40 raste.