Sasi e madhe e borës ka rënë në 24 orët e fundit gjithandej vendit.
Kjo borë ka shkaktuar vështirësi në lëvizje nëpër qytete, por që pothuajse ka bllokuar qarkullimin në pjesën kodrinore-malore.
E tillë është gjendja në fshatin Bajgorë të Mitrovicës, ku niveli i borës së rënë është tejet i lartë.
Nga një video dërguar medias shihet se rrugët e këtij fshati janë pastruar me ekskavatorë, e të cilët kanë pasur vështirësi për ta larguar borën skajeve.