Shefi i Operativës në Stacionin Policor në Viti, Hekrem Haliti, ka ndërruar jetë mbrëmjen e sontme,
Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë familjarët e tij të cilët kanë bërë të ditur se i ndjeri ishte edhe ushtar i UÇK-së.
“Sonte ndërroi jetë daja im Hekrem Haliti. Ushtar i UÇK-së dhe i angazhuar në Policinë e Kosovës, ku kontriboi pa u ndalur asnjëherë.
Krejt në fund Hekremi ishte zv.komandant i Stacionit Policor në Viti”, ka shkruar në rrjetin social njëri nga familjarët e tij.