​Në Gllogjan organizohet krosi "Rruga e Lirisë"

Kosova

​Në Gllogjan organizohet krosi "Rruga e Lirisë"

Më: 23 mars 2021 Në ora: 13:26
Foto nga vendi i ngjarjes

Në përvjetorin e Epopesë së Dukagjinit, në Gllogjan është organizuar aktiviteti sportiv, Krosi "Rruga e Lirisë. Djemë e vajza të reja kanë vrapuar në distancën 800 e 400 metra në drejtim të Kullave.

Vendin e parë na kuadër të vajzave e ka zënë Learta Gashi, ndërsa në grupin e djemve, Earson Hajrizaj.

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj tha se kjo ditë duhet të kujtohet nga të gjithë, meqë Deçani nuk ishte gjithmonë në këtë gjendje.

Ramosaj: Ky vend nuk ka gjithmonë kështu

"Na keni bërë të ndjehemi mirë me këtë organizim. 23 marsi, dita e sotit ka qenë aktivitet për simbolikën e 24 marsit. Unë besoj që ju edhe orën e parë të mësimit e keni pasur të dedikuar për 24 marsin edhe të vitit 98 edhe të vitit 99. Sepse ky vend nuk ka qenë gjithmonë kështu. Sot jetojmë të lirë, por edhe kemi shumë punë për të bërë për vendin tonë", ka thënë ai.

Për të shënuar 24 marsin e vitit 98 dhe 99, gjatë ditës është mbajtur edhe seancë solemne. Ndërsa, po ashtu do të bëhet hapja e ekspozitës "Shkëndij Shprese në Marsin e Përgjakur", me fotografi nga Jetmir Tahiraj dhe Veton Shala.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat