Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi së bashku me drejtorin e Shëndetësisë, Driton Veliun kanë vizituar qendrën anti-COVID në QKMF.
Ai ka kërkaur nga të gjithë qytetarët kujdes të shtuar dhe respektim të masave: të mbajmë masken, të ruajmë distancën fizike dhe të mbajmë higjenën.
Postimi në Facebook:
Bashkë me drejtorin e Shëndetësisë, Driton Veliu, sot vizituam qendrën anti-COVID në QKMF, ku është duke iu ofruar trajtim 24 orësh pacientëve të prekur me coronavirus.
Përveç që kemi shtuar kapacitetet e shtretërve, në këtë qendër kemi angazhuar staf mjekësor shtesë.
Njëkohësisht në këtë qendër janë duke u kryer testet rapide (të shpejta) për pacientë, të cilët rezultatet mund t’i marrin brenda 15-20 minutave. Aktualisht kjo qendër disponon edhe me 4000 teste rapide. Po ofrojmë mbështetje me të gjitha kapacitetet tona për stafin shëndetësor në luftën kundër Covid-19.
Kërkoj nga të gjithë qytetarët kujdes të shtuar dhe respektim të masave: të mbajmë masken, të ruajmë distancën fizike dhe të mbajmë higjenën.