Malishevë: 1 i shëruar dhe 10 raste të reja me Covid-19

Kosova

Malishevë: 1 i shëruar dhe 10 raste të reja me Covid-19

Më: 23 mars 2021 Në ora: 17:00
Malishevë

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 1 person është shëruar nga covid-19, ndërsa janë regjistruar 10 raste të reja.

Këto të dhëna janë të konfirmuara nga ana e IKSHPK, IRSHP në Prizren dhe nga raportet e QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt me Komunën e Malishevës, si dhe në komunikim me rastet në terren.

Në raportin e sotëm të IKSHPK-së, është lëshuar një gabim në numrin e rasteve në Malishevë, pasi nuk janë 13 raste, por 10 raste, dhe kjo është e konfirmuar edhe në listën zyrtare të dërguar nga ana e IKSHPK.

Përndryshe, gjendja me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 889 raste, prej tyre 793 janë shëruar, 47 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 49 raste.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat