​Tahiri akuzon VV-në se po pengon punësimin e 60 grave në Stanovc të Epërm të Vushtrrisë

Kosova

​Tahiri akuzon VV-në se po pengon punësimin e 60 grave në Stanovc të Epërm të Vushtrrisë

Më: 24 mars 2021 Në ora: 13:39
Xhafer Gashi

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri po akuzon asamblistin e Vetëvendosjes në këtë komunë, Imer Haradinaj lidhur me pengimin e krijimit 60 vendeve të reja të punës për gratë në Stanoc.

Tahiri thotë edhe se janë falsifikuar nënshkrimet, numrat personal të banorëve të fshatit Stanvoc të Epërm për të ndalur projektin për hapjen e një fabrike që është rrobaqepësi e ku investitori ka paraparë që të punësojë 60 gra të Stanovcit.

Çështjen e falsifikimit për të cilat pretendohet, Tahiri thotë se do t’i dërgojnë ën organet e drejtësisë.

Megjithëse ai thekson se projekti për punësimin e grave të Stanovcit të Epërm nuk do të ndalet dhe se do të kërkoj nga organet kuvendare që të përkrahin këtë projekt. Këto komente Tahiri i bëri në një konferencë të jashtëzakonshme për media.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat