Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 41 raste të vdekjes nga COVID-19.
Në mesin e viktimave është edhe një 41-vjeçar nga Fushë Kosova.
Po ashtu si pasojë e infektimit me koronavirus ka vdekur edhe një 52 vjeçar, po nga Fushë Kosova.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 17 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Fushë-Kosovë 2 raste (52, 41 vjeç), Gjilan 2 raste (81, 79 vjeç), Prizren 2 raste (70, 83 vjeç), Suharekë 2 raste (77, 78 vjeç), Drenas 1 rast (77 vjeç), Gjakovë 1 rast (86 vjeç), Istog 1 rast (74 vjeç), Lipjan 1 rast (60 vjeç), Mitrovicë 1 rast (81 vjeç), Prishtinë 1 rast (21 vjeç), Viti 1 rast (69 vjeç), Vushtrri 1 rast (65 vjeç), Ferizaj 1 rast (78 vjeç)”.