Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.634 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 781 raste pozitive.
IKSHPK-ja ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në Komunën e Suharekës janë identifikuar 12 raste të reja me COVID-19 dhe janë regjistruar 2 viktima nga ky virus (77, 78 vjeç).
Vendbanimet e 12 rasteve të sotme në Komunën e Suharekës janë: Bllacë (1), Budakovë (1), Bukosh (1), Greikoc (3), Sallagrazhdë (1), Samadraxhë (1), Studençan (1) dhe Suharekë (3).
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 764 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 69.887 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.808.
Ndërsa, numri total i rasteve pozitive është 84.498 raste nga 397.347 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.803 raste të vdekjes.