Drejtoresha e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Elhame Kutllovci, vizitoi sot Qendrën Rinore në Podujevë, ku takoi të rinjtë e kësaj qendre dhe të rinjtë e Këshillit të Veprimit Rinor Lokal (KVRL).
Drejtoresha Kutllovci gjatë takimit me të rinjtë e këtyre dy qendrave diskutoi rreth mundësive të bashkëpunimit të Komunës me Qendrën Rinore dhe investimet në rregullimin e infrastrukturës.
“Do të jemi këtu për përkrahjen e juaj për funksionalizimin e kësaj Qendre Rinore, me qëllim të zhvillimit të aktiviteteve dhe programeve që ju planifikoni t’i zhvilloni gjatë këtij viti”, tha drejtoresha Kutllovci.
Gjatë takimit drejtoresha Kutllovci u zotua që me gjitha kapacitetet që disponojnë si Drejtori e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do t’u përgjigjen të rinjve për jetësimin e aktiviteteve të tyre dhe për një funksionalizim të qëndrueshëm të Qendrës Rinore dhe të KVRL.