Rahovec: Kryetari Latifi takohet me deputetin Korenica, flasin për bashkëpunim

Kosova

Rahovec: Kryetari Latifi takohet me deputetin Korenica, flasin për bashkëpunim

Më: 24 mars 2021 Në ora: 18:54
Foto nga takimi

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, njoftoi se sot kishte pritur në takim deputetin nga kjo komunë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Visar Korenica.

Ai tregoi se me Korenicën diskutuan për rrjedhat politike në vend.

Psotimi në Facebook:

“Z. Korenica e falënderova për vizitën, njëkohësisht u pajtuam të kemi një bashkëpunim të mirëfilltë në mes të nivelit lokal dhe atij qendror, në mënyrë që Komuna e Rahovecit dhe Qeveria e Kosovës të jenë sa më afër shqetësimeve të qytetarëve, për t’iu dhënë zgjidhje!”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat