Vdes nga Covid-19 zyrtarja e Gjykatës Themelore në Gjakovë

Kosova

Vdes nga Covid-19 zyrtarja e Gjykatës Themelore në Gjakovë

Më: 25 mars 2021 Në ora: 13:31
Sofe Baçaj

Sofe Baçaj, referente në Gjykatën Themelore në Gjakovë, ka vdekur si pasojë e koronavirusit.

Për vdekjen e saj ka njoftuar edhe Gjykata përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Njoftimi i plotë:

E nderuara familje Baqaj,

I nderuar staf i Gjykatës Themelore në Gjakovë.

Me pikëllim të thellë sot morëm lajmin për ndarjen nga jeta të familjares tuaj dhe referentes në Gjykatën Themelore në Gjakovë.

Kryetari i Gjykatës z.Nikoll Komani shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, kolegët dhe miqtë.

Prehu në paqe!

Me respekt!

Gjykata Themelore Gjakovë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat