Personazhe publik kanë reaguar për ndarjen nga jeta e aktorit të mirënjohur shqiptar, Luran Ahmeti.
Aktori ka ndërruar jetë ditën e sotme pas komplikacioneve për shkak të koronavirusit, ndërsa ndodhej i shtruar prej disa ditësh në Klinikën Infektive në Shkup.
Ish kryeministri i Kosovës dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar i trishtuar me ndarjen e parakohshme nga jeta të aktorit.
“I trishtë lajmi për shkuarjen e hershme të aktorit Luran Ahmeti. Ai la pas një bagazh të madh të cilin do e ruajmë me respektin më të madh! Ngushëllime për familjen dhe gjithë komunitetin e artistëve!”, ka shkruar ai.