Në parashikimi i motit për sot dhe nesër Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Në fushat termike do të ketë rritje graduale duke bërë që merkuri në termometër të shënoj vlerat 13-15 gradë Celsius, derisa minimalet do të mbesin rreth vlerave negative, diku -4 deri zero gradë Celsius.
Në mëngjes parashihen ngrica dhe këshillohen pjesëmarrësit në komunikacion që të kenë kujdes të shtuar.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit!