​Obiliqi përkujton e nderon 10 anëtarët e familjes Rama

Kosova

​Obiliqi përkujton e nderon 10 anëtarët e familjes Rama

Më: 27 mars 2021 Në ora: 11:54
Obiliq

Obiliqi sot ka përkujtuar 10 anëtarët e familjes Rama në mesin e tyre edhe fëmijë, të vrarë para 22 viteve nga forcat serbe.

Për t’i nderuar të rënët e familjes Rama, sot u vendosen kurora lulesh pranë përmendores në këtë qytet.

Me rastin e 22 vjetorit të rënies së dhjetë dëshmorëve të familjes Rama nga Obiliqi kanë bërë homazhe pranë lapidarit bashkëluftëtarë, qytetarë, deputetë dhe kryetari i komunës së Obiliqit me bashkëpunëtorë.

Kryetari i kësaj komune Xhafer Gashi tha se sot po nderojnë dhe kujtojnë jetën dhe veprën e familjes Rama që u sakrifikuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Jemi këtu për të kujtuar që sakrifica e familjes Rama dhe shumë familjeve të tjera sollën lirinë të cilën ne sot po e gëzojmë”, tha Gashi.

Familjari i dëshmorëve Arben Rama ka rrëfyer për luftën që kanë bërë këta të rënë 22 vjet me parë forca të armatosura serbe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat