Nuk respektuan masat kundër COVID-19, gjobiten 604 qytetarë

Kosova

Nuk respektuan masat kundër COVID-19, gjobiten 604 qytetarë

Më: 28 mars 2021 Në ora: 08:59
Foto ilustrim

Disa qytetarëve janë vendosur gjoba për mos përfillje të Ligjit Anti-COVID-19.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, brenda 24 orëve janë gjobitur 604 persona.

Kujtojmë se në muajin gusht të vitit të kaluar ishte miratuar Ligji Anti-COVID-19, me qëllim të parandalimit të përhapjes së këtij virusi.

Gjoba për mosmbajtje të maskës është 35 euro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat