Malishevë: 5 të shëruar dhe 7 raste të reja me covid

Kosova

Malishevë: 5 të shëruar dhe 7 raste të reja me covid

Më: 28 mars 2021 Në ora: 15:29
Malishevë

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 5 persona janë shëruar nga covid-19, ndërsa janë regjistruar 7 raste të reja.

Këto të dhëna janë të konfirmuara nga komunikimi i rregullt i shtabit emergjent komunal në Malishevë, me IKSHPK, me IRSHP në Prizren, me QKMF në Malishevë dhe në komunikim me rastet në terren.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevë është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më tani me covid-19 janë regjistruar 909 raste, prej tyre 808 janë shëruar, 47 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 54 persona.

Në raportin e IKSHPK, të publikuar sot, është përfshi edhe një rast aktiv, i cili është ritestuar, prandaj realisht sot janë 7 raste, e jo siç janë paraqitur 8 raste.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat