Në mëngjes është përfshirë nga zjarri një deponi e mbeturinave në rrugën Prizren – Dragash.
Zjarri ka filluar qysh në mëngjes, ndërsa lexuesit thonë për Indeksonline se vetëm tani kanë arritur ekipet e Zjarrfikësve.
Përveç dëmeve materiale ende nuk dihet nëse ka të lënduar.
Media ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe është në pritje të përgjigjjes.