Policia e Kosovës është deklaruar për zjarrin në deponinë e mbeturinave në rrugën Prizren – Dragash.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj tha pse nga ky zjarr nuk raportohet për dëme.
Ai ka treguar se edhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes
“Rreth orës 14:00 min, policia ështëinformuar për një tym në deponinë e mbeturinave inerte mbi fshatin Zhur, janë informuar zjarrfikësit të cilët kanë dal në vendin e ngjarjes dhe e kanë lokalizur zjarrin. Nuk raportohet për dëme”.