Vendim nga komuna e Rahovecit: Për çdo lindje të fëmijës, nënat do të përkrahen me nga 200 euro

Kosova

Vendim nga komuna e Rahovecit: Për çdo lindje të fëmijës, nënat do të përkrahen me nga 200 euro

Më: 29 mars 2021 Në ora: 17:55

Komuna e Rahovecit ka marrë vendim që për çdo lindje të fëmijës, nënat të përkrahen me 200 euro.

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi ka falenderuar asambleistët e komunës që mbështetën nismën e tij.

Postimi i tij i plotë:

Sot, me propozimin tim dhe drejtorisë së shëndetësisë, nga anëtarët e Kuvendit të Komunal të Rahovecit, u miratua vendimi, që gratë ose nënat, për çdo lindje të fëmijës, të përkrahen me 200 €.
Dua t’i falënderoj kuvendarët që e mbështetën këtë nismë!
SL

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat