Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. ( Kuvendi i Kosovës, Salla C-301, ora 09:00)
Avokati i Popullit lanson strategjinë pesëvjeçare mbi rritjen e ndikimit në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 10:00-12:00)
Përfaqësuesit e biznesit dhe deputetët diskutojnë për daljen në treg të hapur të energjisë për biznese. (Oda Ekonomike e Kosovës, ora 10:00)
Agjencia kundër Korrupsionit (AKK) prezanton raportin vjetor për vitin 2020. (Objekti i AKK-së, Prishtinë, 11:00)
Dhomat e Specializuara mbajnë konferencën e tretë për ecurinë e çështjes kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt. (Hagë, ora 15:00)