Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.470 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 923 raste pozitive.
IKSHPK-ja ka njoftuar se në Komunën e Suharekës janë identifikuar 12 raste pozitive me COVID-19.
Vendbanimet e 12 rasteve pozitive me COVID-19 në Suharekë janë: Budakovë (1), Bukosh (1), Mushtisht (2), Reshtan (1), Samadrexhë (1), Semetisht (1), Suharekë (2) dhe Vraniq (1).
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 771 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 74.754 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.804.
Numri total i rasteve pozitive është 90.430 raste nga 425.850 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.872 raste të vdekjes.