Korenica: Qeveria të kërkojë drejtësi dhe gjenocidi çetnik serb të marrë dënimin e merituar

Kosova

Korenica: Qeveria të kërkojë drejtësi dhe gjenocidi çetnik serb të marrë dënimin e merituar

Më: 31 mars 2021 Në ora: 15:22
Visar Korenica ka kujtuar masakrën e Pastaselit

Deputeti i VV-së, Visar Korenica ka kujtuar masakrën e Pastaselit, i cili thotë se 13 të mbijetuarit e kësaj masakre janë ngushëllim e rikthim në kohë për gjenocidin e kryer nga forcat çetnike serbe.

Korenica përmes një postimi në Facebook ka thënë se në 22 vjetorin e kësaj masakre ka ndjerë dhimbje të madhe për vuajtjet e këtyre qytetarëve.

Ai ka shkruar se me në fund kjo legjislaturë dhe kjo qeveri të kërkojë drejtësi dhe gjenocidi çetnik serb të marrë dënimin e merituar.

“Serbia duhet të japë llogari!”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat